VV e PDK paralajmërojnë se do ta kundërshtojnë me çdo mjet demokratik mini-shengenin

Partitë më të mëdha opozitare, Vetëvendosja dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar se do ta kundërshtojnë me çdo mjet demokratik mini-shengenin. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës që vije nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka deklaruar se ideja e mini-shengenit është ide e Serbisë dhe si e tillë nuk duhet pranuar. Kjo nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës, e as Shqipërisë por dominim të rajonit nga Serbia, prandaj nuk duhet lejuar që të realizohet. Edhe zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë se ideja e minishengenit nuk është e mirë as për Kosovën e as për Shqipërinë. Ai ka shtuar më tutje se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë kundër kësaj ideje qysh kur është paraqitur dhe do të vazhdojë të jetë kundër në të ardhmen dhe do të kundërshtojë me të gjitha mjetet e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …