leoni

Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Çka do të thotë “Çmimi Nobel” për Amerikën, Serbinë dhe Kosovën?

Serbia, me gjakun e kufomave të fëmijëve tanë, me dhunimet e nënave dhe motrave tona me dhunime e gjymtime të kufomave të shqiptarëve dhe popujve tjerë të Ballkanit, po nominohet, nga disa njerëz të krisur, për çmimin nobel të paqes. Ky është një  absurditet, në kundërshtim të humanizmit, lirisë dhe demokracisë!!!

Serbia, nuk e njeh gjenocidin dhe krimin në Kosovë, nuk e njeh Kosovën as nuk u kërkon falje viktimave.

Serbia; rrënoi, dogji, e shkatërroi ekonominë e Kosovës. Tash me këtë ” marrëveshje” po ia hap rrugët ekonomisë e tregtisë së vet në Kosovë. Kështu edhe po nominohet për çmim nobel për paqe.

Viktima, Kosova, akoma po shtypët thellë e më thellë. Dikush po na quan edhe shtet “musliman”, një epitet që kurr nuk e patëm ndër shekuj, duke koncesionuar me të drejtat tona të natyrshme, vetëm e vetëm për tu dukur mirë dhe për një grusht vota më tepër, në zgjedhjet e nëntorit në Amerikë.  Vuqiq po del fitimtarë, në shpinë të viktimës, veprim ky i shpërblyer për paqe. Ky është sinjalizim, se akteri i gjenocidit- Serbia, mund të hap plagë të reja pa i mbyllur plagët e deritashme, dhe kushedi se nesër ndoshta do të marr çmime tjera kulmore në emër të paqes..!!!

Ky marifet, mjerisht po ndodh me aminin e viktimës, vesh shurdhër e symbyllur të Hotit dhe ekipit të tij. “Marrëveshje historike” sipas Hotit, por asesi nuk duket të jetë e interesit të këtij populli të shtypur ndër shekuj nga Serbia.

Kështu, po ndodh tragjikomedia në Ballkan, në Kosovën e shkelur nga të “huajt” dhe nga soji i keq i pjellës sonë, që për pak pushtet dhe një çmim shkelë; mbi të drejtat tona, mbi gjakun çlirimtarë, mbi flijimet e mbi 1000 fëmijëve të vrarë nga falanga e Vuqiqit, mbi të drejtat tona të natyrshme për të qenë të barabartë me popujt tjerë!

Serbia, me gjakun e kufomave të fëmijëve tanë, me dhunimet e nënave dhe motrave tona, me dhunime e gjymtime të kufomave të shqiptarëve dhe popujve tjerë të Ballkanit, po nominohet për çmimin nobel absurditet dhe marifet i paparë, në kundërshtim të humanizmit, lirisë dhe demokracisë, në kundërshtim të Akteve ndërkombëtare të dretësisë dhe lirisë dhe aktit themeltarë të drejtave dhe lirive të njeriut – DEKLARATËS UNIVERSALE TË DLNJ (1948)!!!

Ky absurditet, mjerisht, po ndodh me aminin e viktimës, vesh shurdhër e symbyllur të Hotit dhe ekipit të tij. Kështu po ndodh tragjikomedia në Ballkan, në Kosovën e shkelur nga të huajt dhe nga soi i keq i pjellës sonë, që për pak pushtet, për një çmim “Nobeli” dhe një grusht “famë”, shkelë mbi të drejtat tona, mbi gjakun çlirimtarë, mbi flijimet e mbi 1000 fëmijëve të vrarë nga falanga e Vuqiqit, mbi të drejtat tona të natyrshme për të çenë të barabart me popujt tjerë!

Naimi Frashëri, dijetari dhe poeti i ynë i famshëm, në vjershën e vet PËRSE, dikur thoshte: “Jakë vallë o ditë e uruar, atë anë e ke ndrituar e ne pse na harronë”…..; duke kërkuar kështu ndihmën e Botës Perendimore të na ndihmonin, në të drejtat tona, në konsolidim të shtetit tonë…

Ndërkaq sot, këto vargje apoteozë, shkojnë në drejtim të kësaj udhëheqje, e cila është e shkëputur nga amaneti i të djeshmes e të sotmes dhe kërkesat e shumicës së popullit tonë në Ballkan e Diasporë.

E dimë, që janë padrejtësisht, aty, në Qeveri, në kundërshtim të rezultatit zgjedhor në Kosovë.

 Asnjë “marifet” që i sjell të këqija vendit dhe gjeneratave të reja pas nesh nuk do tua falim, as sot dhe as nesër. Ndërkaq, po qe se  njerëzit tanë, vazhdojnë të na i shesin interesat tona jetike, nesër këto “çmime”, mund t’ju kthehen në mbulesa turpi !

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …