Me nismën e Nysret Pllanës do të ndërtohet memoriali për 1370 fëmijët e vrarë e të masakruar gjatë luftës në Kosovë

Me nismën e Nysret Pllanës do të ndërtohet një memorial për 1370 fëmijët e vrarë e të masakruar në luftën e Kosovës

Në kujtim të 1370 fëmijëve të vrarë e të masakruar gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të ndërtohet një memorial. Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ideatorët e këtij memoriali. “Një memorial i ngritur për 1370 fëmijët e vrarë e masakruar në luftën e Kosovës, do ta përjetësojë dhimbjen e një populli dhe i bënë jehonë në botë të drejtës sonë. Prita sot nismëtarët e kësaj vepre kujtese, Nysret Pllanën, Rrezeart Galicën dhe Luana Mahmutaj, të cilët i përgëzova për idenë që sublimon sakrificën dhe simbolizon të vërtetën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …