Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim një delegacion të BERZh-it me të cilin ka diskutuar mbi investimet e deritashme të kësaj banke në Kosovë. Ai ka theksuar se kjo bankë mbetet partner strategjik i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. “Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbetet partner strategjik i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Me delegacionin e bordit të drejtorëve të BERZh, diskutuam mbi investimet e deritashme të kësaj banke në Kosovë dhe për projektet zhvillimore në periudhën e ardhshme. Thellimi i bashkëpunimit me BERZh për realizimin e projekteve infrastrukturore, të energjisë së ripërtëritshme, minierave, zhvillimin e sektorit privat nëpërmjet financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …