Brickos

Matthew Palmer: Qëllimi përfundimtar i Amerikës mbetet që të arrijnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Palmer: Vendimi i Prishtinës për taksë ndaj mallrave serbe duhet të pezullohet në mënyrë që të hapet rruga e dialogut

Ushtruesi i detyrës së Zëvendësndihmësit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer ka përsëritur qëndrimin e Washingtonit se vendimi i Prishtinës për taksë ndaj mallrave serbe duhet të pezullohet në mënyrë që të hapet rruga e dialogut me Beogradin. Sipas njoftimit nga Washingtoni, në bisedën mes Palmerit dhe Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq është vlerësuar se të gjitha temat e hapura duhet të zgjidhen me dialog dhe se taksa duhet të pezullohet. “Mbështetja e SHBA-së për krijimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Kosovë është me rëndësi të madhe”, deklaroi Jevtiq. Në njoftimin e publikuar nga kabineti i tij thuhet se ai së bashku me Palmerin, në Ëashington është takuar edhe me përfaqësues të tjerë amerikanë.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …