Brickos

Me paratë “e fituara” në kohën e Enverit, si i “përndjekur politik”, gjyqtari, Fehmi Petku, bleu shumë banesa e prona

Me paratë “e fituara” në kohën e Enverit, si i “përndjekur politik”, gjyqtari, Fehmi Petku, bleu shumë banesa e prona

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petkun. Vendimi për shkarkimi e tij është dhënë, pasi nuk ka kaluar dot Vetingun. Gjate seancës Komisioni  e akuzoi atë se kishte fshehur pasurinë, kishte kryer deklarim të rremë dhe kishte kontakte të papërshtatshme. Por, në atë përballje gjyqtari nuk i pranoi këto pretendime, duke thënë se ato janë të pasakta, si për pasurinë, ashtu edhe për dy kriteret e tjera. Gjyqtari i korruptuar Fehmi Petku shpjegoi më tej se familja e tij ishte persekutuar politikisht dhe ishte internuar në kohën e Enverit, por  së bashku me familjen ishte detyruar të punonte në punë të vështira, në miniera e ndërtim.  “Si punë të rënda, ato paguheshin më mirë dhe të ardhurat e familjes në atë kohë ishin nga 35 deri në 40 mijë lekë në muaj”. Sipas tij, me këto të ardhura mund të bliheshin troje dhe të ndërtohej. I pyetur për prejardhjen e pasurisë ai arsyetohet  se me  paratë e fituara në kohën e Enverit, edhe pse i përndjekur politik,  kishte blerë tri banesa e shumë prona të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …