Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike përkujtohet dëshmorit të kombit Feriz Blakaj

Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Feriz Hasan Blakaj nga Vrella, ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Burimit, në manifestimin përkujtimor për të nderuar veprën heroike të diverzantit të Batalionit II të Brigadës 133 Adrian Krasniqi

Manifestimi mbahet me datë 28 maj 2024, ditë e martë, tek përmendorja e dëshmorëve në qendër të Vrellës, me fillim në orën 12:00.

Në orën 11:00, në vendin e rënies “Lagjia Januzaj” vendosen lule.

Dëshmorët nuk vdesin, ata ranë që ne të jetojmë të lirë!

Me respekt!

Këshilli organizativ

Kontrolloni gjithashtu

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale: KQZ vendos fushatë shtatëditore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve …