150 mijë punëtorë nuk do të përfitojnë asnjë cent nga Rimëkëmbje por edhe 100 mijë të tjerë do të përfitojnë më pak se 100 euro

Më shumë se 30 % e popullatës së Kosovë jetojnë me më pak se 2 euro, paga maksimale është 5000 euro, minimalja 170 euro

Pagat më të larta në Kosovë dhe të ardhurat e ulëta në kategorinë sociale e të pensioneve, shënojnë një  dallim shumë të madh, duke marrë parasysh edhe shkallën e lartë të varfërisë në Kosovë e cila është mbi  30 për qind. Sipas statistikave zyrtare Paga më e lartë në vend 5000 euro e drejtorit të Trustit, Adrian Zalli, për të cilin në tri vitet e ardhshme nuk do të vlen Ligji i ri për pagat. Paga e krytarit, Hashim Thaçi, aktualisht është 2672 euro, ndërsa, me vendimin e fundit të Qeverisë, paga aktuale e kryeministrit Ramush Haradinaj është 2950. Koeficient të njëjtë me kryeministrin do të ketë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese.  Paga aktuale e një ministri në Qeverinë e Kosovës është 2000 euro pa mëditjet, udhëtimet zyrtare dhe sa e sa benificione. Paga mesatare në sektorin publik sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka arritur 532 euro, ndërsa, paga mesatare në sektorin e ndërmarrjeve publike është 667 euro. Ndihma sociale më e ulët për një muaj është  60 euro, kurse më e larta 180 euro. Paga minimale në Kosovë është 170 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …