Ramush Haradinaj

Haradinaj: Tema e hapjes së kufijve është armiqësore dhe i përshtatet vetëm Vladimir Putinit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë mesazhe të ashpra kundër ndryshimit të kufijve, gjatë një takimi me familjet e dëshmorëve në komunën e Deçanit. Ai i ka cilësuar si armiq të Kosovës, të gjithë ata që flasin për ndryshimin e kufijve të vendit.Cilido prej nesh, qytetar, mësues, polic, ushtar, deputet apo president, me Kushtetutë janë të obliguar ta mbrojnë  Kosovën e 17 shkurtit. Kushdo tjetër që e cenon 17 Shkurtin, a ke djalë dëshmori, a luftëtar i dalluar, është armik i kombit tonë. Nëse dikush i vendit tonë e cenon, e hap temën e kufijve tonë, është armik i Kosovës, i kombit të vet”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj insistoi se i ka rrugët e ndara me ata që dëshirojnë t’i ndërrojnë kufijtë e Kosovës së 17 Shkurtit. Tema e hapjes së kufijve i përshtatet vetëm Vladimir Putinit.  Duke folur për taksën ndaj produkteve të Serbisë, Haradinaj deklaroi se ky vendim do të ndikojë që Serbia të ngutet për arritjen e marrëveshjes finale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …