Më shumë se 800. 000 demonstrues marshuan nëpër qytete në të gjithë Francën

Më shumë se 800. 000 demonstrues marshuan nëpër qytete në të gjithë Francën

Mediet në Evropë bëjnë të ditur se më shumë se 800,000 demonstrues marshuan në qytetet e mëdha  në të gjithë Francën, me punëtorët  e hekurudhave, me mësues dhe staf spitalor që iu bashkuan grevës më të madhe në dekada, që është mbajtur në Francë. Autoritetet në kryeqytetin e Francës barrikaduan pallatin presidencial dhe vendosën rreth 6.000 policë pasi shumë  aktivistë me jelekë të verdhë, u mblodhën për një marshim të madh, që synon të detyrojë presidentin Emmanuel Macron të braktisë planet e tij të reformës së pensioneve. Siç bëhet e ditur, oficerët u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që i vunë zjarrin një automjeti dhe thyen xhamat ndërsa tensionet u ngritën afër sheshit të Republikës.  Protestat u organizuan një ditë pasi kryetari i Francës Emmanuel Macron ka tallur  kryetarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pas shpinës, në shoqërim me z. Boris Johnson  dhe Justin Trudo në samitin e NATO-s, i cili u mbajt në Londër. Kryetari Trump ndërpreu udhëtimin e tij në Londër, duke e quajtur kryeministrin kanadez Trudo ‘dy fytyrësh’ pasi ai bëri shaka për kohën që kishte marrë Trump gjatë një konference për shtyp.

 

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i kundërpërgjigjet deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, për kontratat njëburimore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa iu ka  përgjigjur deputetit të LVV-së, Adnan …