leoni

Mediat amerikane duke u bazuar në deklaratat e zyrtarëve, njoftuan se Izraeli ka kryer një sulm kundër Iranit

Mediat amerikane,  njoftuan se Izraeli ka kryer sulm ndaj Iranit, transmeton Anadolu. Lajmi për sulmin e Izraelit ndaj Iranit i cili u raportua fillimisht nga kanali amerikan ABC News, bazuar në një zyrtar amerikan u transmetua më pas për ndjekësit e tyre edhe nga  CNN. Sipas lajmeve të bazuara në zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, Izraeli nisi një kundërsulm ndaj Iranit në orët e para të mëngjesit të së premtes me orën lokale. ABC News vuri në dukje se nuk janë konfirmuar pretendimet që Izraeli ka goditur edhe disa zona në Siri dhe Irak. Duke folur për CNN, zyrtari amerikan tha se administrata e Bidenit nuk i dha dritën e gjelbër “kundërsulmit të Izraelit ndaj Iranit” dhe se Amerika nuk dëshiron konflikt gjithëpërfshirës në rajon. Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Pentagoni nuk e kanë konfirmuar sulmin. Mediat iraniane kanë njoftuar se shpërthime janë dëgjuar në verilindje të provincës Isfahan, ku ndodhet baza e Forcave Ajrore iraniane.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …