Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar monstrumin nazist,  Adolf Hitler. Me mbështetjen e pakushtëzuar nga Perëndimi, Izraeli po kryen masakra që mbeten shenja turpi në historinë njerëzore, si në Gaza, ashtu edhe në Bregun Perëndimor, tha Erdoğan në një takim të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Duke apostrofuar se askush nuk mund të vërë në dyshim ndjeshmërinë e Turqisë  ndaj çështjes, Erdoğan theksoi se kauza palestineze i ka dhënë jetës së tij kuptim të ri. Për sa kohë që Zoti  të më japë jetë, unë do të vazhdoj të mbroj luftën e Palestinës dhe do të jem zëri i popullit të shtypur palestinez”, shtoi Erdoğan. Rreth 33 mijë e 900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë  nga sulmet izraelite dhe rreth 76 mijë e 600 të tjerë janë plagosur, përveç shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave. Lufta izraelite ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme, krahas një bllokade gjymtuese ndaj shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së. (AA)

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …