Mediet serbe i kushtojnë vëmendje paralajmërimit të Kurtit mbi kërkesën e Kosovës për reparacionet e luftës

Mediet serbe i kanë kushtuar vëmendje paralajmërimit të kandidatit për kryeministër, Albin Kurti se Kosova do të kërkoj nga Serbia reparacionet e luftës. Mediet serbe kanë njoftuar se vlera që do të kërkoj Albin Kurti Serbisë për t’ia kompensuar Kosovës dëmet e luftë arrin vlerën e 22 miliard eurove. Ata e kanë quajtur arrogante këtë kërkesë të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kanë përkujtuar se kërkesa të tilla kanë paralajmëruar edhe kryeministrat tjerë para tij të Kosovës. Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, këto kërksa i shfaqi posa u sigurua që fitoj vota të mjaftueshme për ta krijuar Qeverinë. “Shqiptarët kanë përgatitur një dokument 30 faqësh me 16 pika sipas të cilave kërkojnë dëmshpërblimin. Kjo shumë nuk lidhet vetëm me dëmet e luftës në 1988-1999, por edhe më të tjera më parë ku Serbia shpallet fajtore”, shkruanë në mes tjerash gazeta serbe “Blic”.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …