Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Çuditërisht

(me rastin e përvjetorit të RKL-së, me këtë këngë, sot e mot!)

 

me dashje do thosha diçka

sikur ta gjej atë

që të tjerët nuk e kanë thënë

 

çuditërisht

nuk kishte mbetur as edhe një pëllëmbë vend

rrugën kishin zënë thashethemexhinjtë

mbi atë që nuk shkruhet

e nuk thuhet

 

çuditërisht më kishte shtënë forca

e muzës së parë

që u përmbyll me një zanore dashurie

prapë

të njëjtit njerëz

gjëra të njëjta po thonë

për një botë të tërë keq po flasin

 

çuditërisht

vetëm ti

ke diçka që të tjerëve u mungon

qartësia e gjuhës me të cilën flet

guximi për t’u thënë gjërave

në emër të vet

 

 4 janar 2018

Kontrolloni gjithashtu

Përmbushja e misionit fisnik kombëtar nga bilbili i këngës kërçovare, z. Bexhet Jagodini: Mbrojtja e identitetit të Kërçovës përmes këngës dhe shkencës

Prof.Dr.Arber Çeliku: Përmbushja e misionit fisnik kombëtar nga bilbili i këngës kërçovare, z. Bexhet Jagodini: Mbrojtja e identitetit të Kërçovës përmes këngës dhe shkencës

Me Bexhetin njiheshim nga larg, por nuk kishim ndenjur kurrë bashkë. U takuam rastësisht në …