Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Drini i bardhë!

Fitorja e Drin Alajt në zgjedhjet e kësaj vjeshte, mbajtur me 07.10.2018, kur ai kishte garuar si anëtar dhe bashkëkryetar i Partisë Socialdemokrate (SP) në komunën Cham-it të Zvicrës, Kantoni i Zug-ut. Drini ka fituar në të dy nivelet: në atë Komunal si drejtues i Bordit të Sigurisë dhe Komunikacionit dhe në atë Kantonal si deputet në dhomën Kantonale të Zug-ut. Drini përfaqëson kantonin e tij edhe si deputet i (SP) në Bernë në nivel të shtetit Heletik- Zvicrës.

 Drin Alaj, tani vetëm 28 vjeçar, ka përfunduar gjimnazin në Zug, ka mbaruar me sukses të shkëlqyer studimet në Universitetin e Cyrih-ut për shkenca politike dhe drejtësi ( Bachelor dhe Master). Ka vazhduar studimet për përsosjen profesionale dhe gjuhësore në Oxford- Angli.

Drin Alaj, për nga mosha është më i riu në historikun e Komunës së Cham-it, që nga viti1360,  edhe si moshë edhe si përfaqësues me rrënjë jozvicërane. Drini është i pari (që nga ky vit), që ka hyrë në historikun e komunës si i tillë, sukses ky që vlen të shënohet.

Loza e Drinit si: stërgjyshi Shaban dhe gjyshi i tij Ramë Alaj, të cilët ishin të përkushtuar për të përhapur rrezet e diturisë dhe atdhetarisë tek brezi i ri. Në vazhdim edhe prindërit e Drinit (Agimi dhe zonja Sabrie), nuk kanë pushuar së vepruari në shërbim të çështjes sonë kombëtare, një shërbim shumëdimensional i tyre në veçanti merita e tyre është se kanë rritur e ngritur në nivelin më të lartë të shkollimit dhe edukimit fëmijët e tyre Drinin, Furtunën dhe Fortesën.

Drini ynë dhe pozita e tij, tani në nivel komunal e Kantonal, bëri që të shënoj një pasqyrë suksesi, ku një shqiptar meritueshëm triumfoi krejt qetë e pa zhurmë në të dyja nivelet!

Drini ecën qetë në shtratin e vet, pavarësisht pengesave që kishte hasur gjatë këtij rrugëtimi drejt majave më të larta të suksesit individual, familjar dhe kombëtarë. Këtë arritje Drini e bëri falë angazhimit të tij këmbëngulës, pa dyshim edhe përkujdesja e ngrohtë prindore, lozes së tij atdhedashëse, shoqërisë e kështu me radhë.

Tani më Drini përfaqëson brezin e ri në politiken Zvicerane, pa asnjë dyshim pasqyron ngritjen e tij intelektuale dhe me këtë përfaqësim, Drini nderon lozën e vet, nderon Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo që janë.

Mbi të gjitha; Drini kishte bërë një fushatë të qetë e argumentuese përball elektoratit zviceran në kuadër të subjektit politik (SP), një fushatë bindëse pa bujë e zhurmë, një pasqyrim të suksesit të tij drejt majave politike, që tanimë veç e presin. Prandaj, jo rastësisht elektorati zviceran i Kantonit të Zug-ut, me verdiktin e vet e besoi, e votoi dhe e zgjodhi Drinin që është sinonim i krenarisë sonë kombëtare. Drini dhe bijtë tanë si ai, janë krenaria e atdheut dhe e kombit tonë. Urimi Drin, urime, paq fatin e mbarë, shëndet e jetë të gjatë.

 

 

Cyrih, 23.12.2018

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MEÇE: POLITIKANËT TANË ME “TANGA ROZË” DHE….  GJYSËM EFENDIKO BEJLERI

Një prej problematikave që kanë zënë faqet e shtypit të përditshëm është dhe ngelet, për …