Brickos

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Kosova humbi rastin e volitshëm për njohje reciproke!

“Me dhunë mund të të marrin shumëçka, por nuk mund të të japin asgjë!”

 

Delegacioni i Kosovës, kësaj radhe, me dashje, pa presion, pa dhunë, me vetëdije e vullnet të lirë, humbën rastin e volitshëm që Kosova të ketë njohje nga Serbia, më tej, të vazhdoj jetën e saj si shtet i lirë dhe sovran, ky rast nuk vjen shpesh herë në jetë.

Ky rast erdhi pas dy mijë vitesh rrugëtim, erdhi pas 600 vitesh pushtimi nga Perandoria Osmane, pas 100 vitesh pushtimi nga lukunia serbo-sllav,  pas 20 vitesh lufte të përgjakshme për liri, shtet e sovranitet te Republikës së Kosovës.

“Pleqnarët” tanë, të gjitha këto mundësi, këtë rast të shumëpritur i humbën për dy orë bisedime, në tavolinë, në Amerikë, në shtetin që na ka përkrahur aq shumë, dhe krejt në fund, Serbisë ia hapën të gjitha dyert, si: dalje ne det (ëndërr e kamotshme serbe), shtet brenda shtetit, hisedarë në tokë e ujëra të Kosovës, hisedarë në ekonomi dhe në qasjet politike të Kosovës, Serbia nuk do të ndëshkohet për masakrat dhe dhunimet, djegien e tokës dhe gjenocidin mbi shqiptarët, nuk do të detyrohet për dëmshpërblim ndaj shqiptarëve, nuk do detyrohet t’iu kërkoj falje shqiptarëve  për krime lufte, nuk do të detyrohet të kompensojë dëmet e luftës që iu ka sjellë shqiptarëve,  nuk detyrohet ta njoh Kosovën si shtet sovran.

Nga ana tjetër- siç edhe u deklarua vet delegacioni serb se: aty ku flitet për njohje të Kosovë, ne, do të largohemi nga ajo tavolinë bisedimesh- qoftë ajo edhe në shtëpia e bardhë!…

 

Së këndejmi: delegacioni i Kosovës, kësaj radhe humbi rastin e volitshëm për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Urtësia popullore thotë:

“ Me dhunë, mund të të marrin çdo gjë, por nuk mund të te japin asgjë!”… Kësaj radhe, delegacioni i Kosovës me dëshirë e vullnet të lirë, pranoj të gjitha pikat, kështu që, defakto, Kosovën si subjekt e largoj edhe një hap më tej, nga mundësi për të qenë shtet Sovran dhe i pavarur. Me këtë veprim, ata i dhënë Serbisë kompetenca shtesë mbi Kosovën dhe Ballkanin!
Është fakt, nuk i detyroi askush, madje as Amerika.

 

– Delegacioni Serb, kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës pika për njohje reciproke Kosovë- Serbi, dhe Amerika e hoqi, po pra e hoqi ngase delegacioni Serbe e kërkoj heqjen e asaj pike!

– Nga ana tjetër; Delegacioni i Kosovë, nuk kërkoj që ajo pikë të mbetët në tryezën e bisedimeve, për ndryshe, nuk do të bisedonin me Serbinë pa pikën e njohjes reciproke, dhe Amerika nuk e futi atë pikë, ngase “Pleqnarët” tanë, nuk kërkuan mbetjen e asaj pike në tryezën e bisedimeve, dhe natyrisht, askush nuk të jap as gjë, nëse nuk e kërkon, dhe atë me seriozitet!…

 

Po e përfundoj me një urti popullore:

 

Kishin qenë tre vëllezër të martuar, por fukara e rrafsh me tokë. Njëra nga kunatat, po ua dërgon bukën në odë, dhe në korridor të odës, po i dëgjon tek po bisedonin ata mes vete:
– Vëllai i madhe, po iu thotë të dy vëllezërve më të vegjël, se do ta shesin truallin, dhe do të ndërrojnë vend, se në këtë truall nuk ka përparim e fukarallëku nuk po na hiqet nga dera!

– E kunata, po shkon tërë gëzim në shtëpi, dhe po i thotë te dy kunatave tjera:

– Dëgjoni mori kunata, i dëgjova burrat tek po bisedonin me e shitur truallin e më ikur diku tjetër, së në ketë truall nuk po na hiqet fukarallëku nga dera!

– E burrat a po i ndërronim- po e pyet e kunata e madhe!?

– Jo moj të thafshin krihet, po çka po thua, si me i ndërrua burrat, jo, jo, vetëm truallin!

– E moj kunatë, kot qenke gëzuar- ia ktheu ajo!

– Si moj, qenkam gëzuar kot, po e pyet ajo?

– Ta dhashë besën moj kunata ime, se kudo që të shkojmë me këta burra që kemi, fukarallëkun në derë do ta kemi, eh, nëse i ndërrojmë edhe burra, atëherë mund të këtë ndonjë shpresë!…

 

CH-07-09-2020

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …