Mehmet Musa: Poezi kushtuar, Zijah Shemsiut

Mehmet Musa: Poezi kushtuar, Zijah Shemsiut

Më 4 maj të vitit  1985, 33 vjet më parë, në Burgun Qendror të Beogradit u martirizua në ballë të detyrës, në shërbim të kombit e atdheut, projektuesi i luftës së armatosur, Zijah Shemsiu. Ai së bashku me shokët e idealit, Rexhep Mala,Nuhi Berisha e Enver Topalli e të tjerë  u angazhaun që  Lëvizja ta intensifikojë luftën për krijimin e  Republikës Shqiptare në ish-Jugosllavi edhe me revolucion të armatosur.  Në kujtim të këtij përvjetori,  Mehmet Musa ka dërguar për botim këngën, që e kishte shkruar   më 14 qershor të vitit 1985,  në Munih.

 

                  Zijah Shemsiut!

 

Kjani nena te Kosoves

kjani baba te Rugoves

kjani motra te Drenices

Per nje trim te Prelepnices

 

Kjani fusha edhe male

kjani nena e baba trima

kjani vellezer e kjani motra

siq e kemi tradite n`kto votra

 

Se cetniket ne kembe jan que

nuk lane kishe per pau kryque

cdo shqiptare done me farue

nuk lan kishe pa ju lute zotit

me zhduke rracen e Kastriotit

 

Por shqiptaria e ngriti zanin

bini djem ta mbrojme vatanin

preje 7 vjece ne 70-te

ta clirojme kete Kosove t`shkrete

 

Cetes vogel kush i priu

mesuesi i popullit Zijah Shemsiu

ne balle te cetes clirimtare

per liri t`popullit shqiptare

 

Mesuesit t`popullit i digjej zemra

per liri e per te drejta

per te drejta elementare

per republiken shqiptare

 

Baba i mesuesit ish Hasani

lum per kete burre sot ban vatani

60 vjec ai pa pushue

per Kosove ai tue luftue

 

Dit e nat o lufte tue ba

ceta e vogel pa ja nda

dit e nat o lufte po ban

nje dite Udba i arreston

 

E muren plakun me 5 femi

ne Beograd e quan n`qeli

prangat ne duar e prangat ne kembe

poshte cetnikeve u kane thene

 

Ne banke te zeze ne Beograd

mesuesi i popullit e flet nje fjale

mire ndegjoni cetnik barbare

e perfaqsoj levizjen shqiptare

 

Ne zjarre do t`kallem plak e i ri

per liri dhe pavarsi

ne zjarre do t`kallem djale e qike

per statusin Republike

 

Keshtu e paska jeta e shkrete

e denuan mesuesin 13 vjet

me burg te rende cetniket s`u ngopen

e n`celi mesuesin e kopen

 

E n`celi ate e helmuan

trupin thika ja masakruan

por nga vrimat e celise

jehoj zeri i Zijah Shemsise

do rrojme mire dhe ne liri

Partia e Punes kure t`na prije!

 

Shpejt n´Kosove mbaroj vajtimi

e ne force u kthye pikllimi

qe nga plaku e gjere te i riu

u shpall hero Zijah Shemsiu

do ti ngrisim nje permendore

ne Gjilan ne shkolle fillore!!!

 

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …