Mehmeti: Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit remitencat kanë rënë për 14 për qind

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka thënë se si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi korona, krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit remitencat kanë rënë për 14 për qind. “Ne remitencat jemi duke i përcjellë në baza ditore, ka rënie diku rreth 14 për qind nëse krahasojmë me vitin e kaluar. Për dy muaj kemi pasur diku 140 milionë euro që kanë hyrë në emër të remitencave në Kosovë ose 14 për qind më pak sesa në periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Mirëpo, ka filluar të hapet ekonomia, fluturimet dhe është mundësia që të vijnë bashkatdhetarët”, ka thënë Mehmeti për “KosovaPress”. Ai ka shtuar më tutje se një prej sektorëve më të goditur mund të themi se është sektori i sigurimeve, marrë parasysh se gjatë periudhës së pandemisë, sidomos për dy muaj të plotë u mbyllën qendrat e regjistrimit të automjeteve.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …