“Meka Halal Food” ekzekuton pagën e 14-të për punëtorët e saj

Burim Piraj, pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, ka bërë me dije se të premten ka ekzekutuar pagën e 14-të për punëtorët e tij.

Ai ka thënë që me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe konsumatorëve, kanë arritur t’ia sigurojnë punëtorëve pagën e 14-të.

“Paga e 14-të u ekzekutua edhe sivjet ashtu si vitet më parë!. Zoti na mundësoftë edhe më shumë suksese dhe shëndet! Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe krejt shqiptarët kudo ku janë. Zoti e bekoftë çdo individ që blen prodhime vendore!”, ka shkruar ndër të tjera në llogarin e tij në facebook, pronari i Kompanisë “MEKA Halal Food”, z. Burim Piraj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …