Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Aksioni në veri të vendit nuk ka qenë në koordinim me partnerët ndërkombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur për situatën në veri të Kosovës, pas vendosjes së masës së reciprocitetit me Serbinë për targat. Ai ka thënë se PDK-ja e ka parë veprim legjitim e të nevojshëm vendosjen e masës së reciprocitetit me Serbinë. Sipas tij, veprimet e Serbisë në veri dhe tendencat për përshkallëzim të situatës duhet të merren me seriozitet. I pari i PDK-së ka kërkuar që të ketë koordinim të plotë me Bashkësinë Ndërkombëtare. “Arsyeja përse ne kemi kërkuar koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtar është për faktin se nuk ka pasur një koordinim paraprak. Është evidente se koordinim nuk ka pasur sepse ne kemi edhe komunikimet tona me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …