Memli Krasniqi: Biseduam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në sektorin e turizmit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, zonja Mirela Kumbaro ka vizituar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin. Lidhur me këtë vizitë Krasniqi ka shkruar: Prita në takim Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, miken time Mirela Kumbaro. Mes tjerash, biseduam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në veçanti në sektorin e turizmit. E njoftova edhe për punën dhe angazhimin tonë pas themelimit të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, ku hapësirë shumë të rëndësishme i kemi dhënë agjendës së gjelbër dhe bashkëpunimit ndër-shqiptar, ka shkrua ndër të tjera Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu kritikon Qeverinë Kurti: 100 eurot për studentë janë mashtrim elektoral

I sh-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës të …