Brickos

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Memli Krasniqi: Institucionet duhet të angazhohen për ta hequr imazhin e keq që ka lënë raporti i Dik Martyt

Kryetari i PDK-së. Memli Krasniqi ka deklaruar se Institucionet tona do  të angazhohen për ta hequr përgjithmonë imazhin e rëndë që ka lënë mbi UÇK-në raporti i  Dik Martyt. Ai i  ka shprehur mirënjohje  shtetit shqiptar për dorëzimit në Këshillin e Evropës të rezolutës “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë muajin e kaluar. Krasniqi ka thënë se ky është hapi i parë në rrugën tonë të përbashkët drejt konfirmimit të së vërtetës, të drejtës e drejtësisë. Memli Krasniqi u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që  të angazhohen në lobim tek miqtë  ndërkombëtarë, veçanërisht në Këshillin e Evropës, për siç ka thënë ai, ta hequr përgjithmonë perden e imazhit të rëndë që ka hedhur mbi UÇK-në, raporti fantom i Dick Martit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …