Memli Krasniqi ka mirëpritur në parti, Altin Jakup Krasniqin, i cili do të jetë edhe kandidat për deputet në listën e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur në parti Altin Jakup Krasniqin, i cili do të jetë edhe kandidat për deputet në listën e PDK-së. Memli Krasniqi është shprehur i lumtur që PDK-së po i bashkohet një zë i ri, por që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit. Sipas tij, Altini nuk është thjesht djali i një personaliteti të jashtëzakonshëm si Jakup Krasniqi, përkushtimi i të cilit për Kosovën mbeti i palëkundur si në luftë, ashtu edhe në paqe. Altini përfaqëson premtimin e një gjenerate të re, të gatshme për të çuar përpara vlerat tona të përbashkëta. Ndërkohë, Altin Jakup Krasniqi, ka bërë me dije se për një veprim të tillë e ka marrë edhe pëlqimin e babait, gjatë vizitës në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …