Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Kryeministri, Albin Kurti po funksionon me imagjinatë paranoje e me inate politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti po funksionon me imagjinata paranoje e me inate politike, duke bllokuar buxhetin për qytetarët dhe komunat e Kosovës për investime kapitale, ndërsa nga ana tjetër flet për luftë. “I humbur në rrëmujën e paaftësisë qeverisëse, pa plan e pa kompetencë, kryeministri Kurti në vend që të merret me përmirësimin e jetës së qytetarëve, për çka e kanë votuar, ai nga njëra anë po i bllokon të gjitha projektet e komunave, duke mos ua ndarë buxhetin e nevojshëm  dhe nga ana tjetër po flet për luftë”, ka thënë lideri i opozitës, Memli Krasniqi. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe kryetarët e komunave qeverisin njëjtë për të gjithë qytetarët e tyre, pa dallim. Jo si kjo Qeveri që u shërben vetëm klientelës, familjarëve e përkrahësve të tyre!”, ka deklaruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …