Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Memli Krasniqi: Nuk iu dha fjala veteranit të UÇK-së, Adem Ramadani, sepse ai do të përmendte emrat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar kundër  kryeministrit, Albin Kurti dhe qeverisë së tij që nuk e lejuan të shtunën kryetarin e Reçakut, Adem Ramadani (ish-ushtar i UÇK-së) që të flas në aktivitetet përkujtimore të Masakrës së Reçakut. Ndalimi nga ana e Qeverisë i fjalës së Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani, në Akademinë Përkujtimore për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, vetëm pse ai do të përmendte Hashim Thaçin e Kadri Veselin në fjalim, fatkeqësisht, është në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme që ky kryeministër po u bën vlerave të luftës çlirimtare dhe veteranëve tanë. Gabim mund të quhej kur ky veprim ndodh një herë, por kur diçka e tillë përsëritet në vazhdimësi, atëherë kemi të bëjmë me qasje e qëllim, me politikë të paramenduar qeveritare. Ndërsa, si për ironi e pa fije turpi, Albin Kurti fjalë të mira dhe elozhe dje thuri vetëm për Oliver Ivanoviqin,  të cilin sa ai ishte gjallë, edhe vet e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës. E pas luftës, Ivanoviqi i dashur i Albinit, ka qenë shefi i “Rojave të Urës” që me dhunë e terror e kanë mbajtur të ndarë qytetin e Mitrovicës”, tha ai. E kuptoj deri diku xhelozinë historike të një veterani të rrejshëm si Albin Kurti, por, nënçmimi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kaloj asnjëherë para nesh dhe qytetarëve të Kosovës. Turp!”, tha Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …