Memli Krasniqi, prezantoi, Naim Ismajlin Koordinator të Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin për Qeverisje të Mirë

Memli Krasniqi, prezantoi, Naim Ismajlin Koordinator të Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin për Qeverisje të Mirë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar sot Koordinatorin e Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë. Në krye të këtij departamenti do të jetë Naim Ismajli. Ai është inxhinier i diplomuar i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, dhe ka përfunduar studimet master dhe të doktoratës për Menaxhment dhe Informatikë. Përveç si kryetar i Komunës së Shtimes, ai ka shërbyer si Drejtor i Kooperativës Bujqësore, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ambient dhe kryeshef ekzekutiv në Kuvendin Komunal në Shtime. Për më shumë se dy dekada, Ismajli ka qenë i angazhuar edhe  në mësimdhënie, prej të cilave më shumë se 10 vjet si ligjërues universitar i lëndëve nga fusha e menaxhmentit, marketingut dhe lidershipit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Rrahman Rama

Rrahman Rama: Besoj se ish-krerët e UÇK-së do ta fitojnë betejën e fundit në Hagë

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka shprehur bindjen se katër …