Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas serb, me vendbanim në Serbi, i dyshuar se ka kryer krime lufte

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas serb, me vendbanim në Serbi, i dyshuar se ka kryer krime lufte

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se  ka arrestuar një shtetas serb, nën dyshimet për krime lufte. Në njoftimin e Policisë thuhet se i arrestuari dyshohet se ka kryer krime kundër popullatës civile në Kosovë në periudhën 1998-1999 në fshatin Gurakoc të Burimit. Detaje të tjera për këtë rast nuk bëhen të ditura në njoftimin e policisë. Ndërkohë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se bëhet fjalë për Çasllav Jolliqin, 54 vjeç. Ai është banor i Serbisë dhe për 23 vjet rregullisht kishte udhëtuar për në Kosovë dhe asnjëherë nuk kishte pasur probleme. Ky rast vazhdon praktikën e aktakuzave të ngritura nga Prishtina kundër serbëve nga Kosova, që në këtë mënyrë t’i pengojë të kthehen në shtëpitë e tyre apo të kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Zyra serbe e Beogradit për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …