Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në një panel të diskutimit në kuadër të forumit “GLOBSEC” në Sllovaki

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në një panel të diskutimit në kuadër të forumit “GLOBSEC” në Sllovaki

Kryeministri, Albin Kurti mori pjesë në një panel të diskutimit në kuadër të forumit “GLOBSEC”, i cili po mbahet në Sllovaki. Të ftuar tjerë në panel ishin Emisari i BE-së, Lajcak, presidenti malazez Gjukanoviq, kryeministri maqedonas Kovaqevski dhe Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor. Albin  Kurti në fjalën e tij tha se në procesin e bisedimeve me Serbinë kam qenë i angazhuar dhe konstruktiv neve na nevojitet një dialog parimor mes dy palëve të barabarta për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve që ka në qendër njohjen reciproke. Fatkeqësisht Serbia thotë se nuk e njeh kurrë Kosovën, dhe rrjedhimisht nuk i pranon krimet që i ka bërë në Kosovë. Për të qenë i sinqertë, e dyta na ofendon dhe na lëndon më shumë.  19 shtete demokratike të NATO-s u bashkuan për të ndalur gjenocidin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, ata kishin kundërshtime në shtetet e veta por vepruan”, u shpreh Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …