leoni

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Qeveria duhet të rrëzohet për keqmenaxhim e korrupsion dhe jo për shkak të dialogut, sepse i ikë përgjegjësisë

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, kritikon kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetaren, Vjosa Osmani. Ai shpalosi disa  arsye pse kjo qeveri duhet të bie, duke theksuar se nuk duhet të rrëzohet për shkak të dialogut. Memli Krasniqi tha se kjo qeveri duhet të rrëzohet për shkak se tezakët e vetë i bëjnë drejtorë për të menaxhuar miliona euro. Po të rrëzohej për shkak të dialogut këta janë frikacakë dhe ikin nga përgjegjësia. Kjo Qeveri duhet të rrëzohet për shkak të paaftësisë së tyre qeverisëse, për shkak të mashtrimeve të pafundme që i kanë bërë, për shkak të skandalit të korrupsionit që kanë në çdo dikaster dhe kush nuk është duke u  marrë me to. Qeveria duhet të bie  për shkak të aferës së Martin Berishaj, që është me miliona euro, të dyshimta të keqpërdorura, saktësoi Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …