Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare deri në fund të këtij viti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u shpreh i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare deri në fund të këtij viti. Ai ka thënë se në veri nuk është e nevojshme dorëheqja e dy kryetarëve nga radhët e PDK-së, por shtensionimi i situatës. Krasniqi tha se ideale do të ishte një marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti, qoftë siç tha ai, “një shpërndarje e Kuvendit”. Kreu i PDK-së thotë do të bllokojnë çdo gjë të mundshme në Kuvend, për shkak se siç tha ai, “Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti, Kosovën e kanë çuar larg në një kurs krejtësisht të gabuar, në një kurs konfrontimi me aleatët kryesorë”.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …