Menderes Zeneli

Menderes Zeneli: Për, Ilegalen, Luftën, Paqen në Karadak-Bukoc II

Më 27 nëntor te Lagjja « Zahirët » grumbulloheshin ushtarët dhe i bashkangjiten një njësiti nga fshati Bukoc për përgatitje për luftë. Pas shumë takimeve dhe përgatitjeve, vëzhgimit në terren, Shtabi i Brigadës « 113 Ibrahim Fejzullahu »vendosi që me 28 nëntor 2000 të hyj në Maxhere për ta vendosur Brigadën 113 në fshat. Në mëngjesin e 28 nëntorit dy njësitë hynë në Maxhere, njësiti i parë i udhëhequr nga Kom. Mustafë Shaqiri dhe njësiti i dytë i udhëhequr nga Kom. Lulzim Ibishi. Nga fshati ynë iu bashkuan luftëtarëve të UÇPMB-së. Gjatë vëzhgimit të fshatrave përreth në Maxhere, me 6 dhjetor 2000, forcat serbe kishin bastisur fshatin Bukoc. Me datën 8 dhjetor 2000 gjatë vëzhgimit në fshatin Bukoc një njësit i komanduar nga Mustafë Shaqiri dhe një njësit nga Drenica në rrafshin e Bukocit (Kodra e Varenave) hasën në forcat serbe, pas dyluftimit mposhten forcat serbe duke u tërhequr me humbje, menjëherë u mbështet nga Batalioni i Parë ku njësiti i Shaban Ukshinit ( Terri) nga Zhegra i dolën në ndihmë dhe forcat tona u vendosen në Bukoc. Gjithë fshati u mobilizua dhe i bëri strehë ushtarëve të lirisë duke vendosur pikat në të gjitha hyrjet e fshatit. Në ndihmë dolën të gjithë fshatrat përreth. Beteja e Brijës Bukocit(15/4/2001) – forcat serbe tentonin ti mposhtin forcat e UÇPMB -së në brijë të Bukocit ku ka qenë i vendosur një tog nën udhëheqjen e Mitat Ajvazit .

Këtu beteja e dyluftimit zgjati mbi 1 orë, mirëpo, tentimi I forcave serbe për të marrë këtë pikë ishte e pamundur pasi një njësit i mbështetur nga Mustafë Shaqiri u erdhi në ndihmë nga Batalioni në Maxhere duke zbrapsur kështu forcat serbe. Luftimet zgjaten disa ditë, me datën 22/4/2001 ra dëshmor Qenan Rahimi dhe kjo pikë nuk u dorëzua deri në përfundim të luftës . Batalioni i Dytë e mori emrin e dëshmorit Qenan Rahimi. Më 12/5/2001 Batalioni i Dytë Qenan Rahimi vendosi të hyjë në Rahovicë me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm. Ushtarët e fshatit Bukoc siguruan pikat përreth me urdhër të Komandantit Mustafë Shaqirit, disa ushtarë nga Bukoci hynë në Rahovicë.Fatmir Guraziu i cili i doli në mbrojtje fshatit duke mbuluar me zjarr nga Brija e Bukocit për t`i mundësuar hyrjen e ushtarëve në Rahovicë. Granatime kishte gjatë tërë kohës nga forcat serbe. Pashyrjes në Rahovicë, në hyrje të Preshevës u vra Shaban Shahini dhe u plagos Xhemal Ajvazi. Në betejën e Rahovicës ranë edhe dëshmorë të tjerë.

Veprimtarët dhe ushtarët të fshatit Bukoc (ish të burgosurit politik, Lëvizja Popullore e Kosovës, Ushtria çlirimtare e Kosovës, Ushtria çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc)

  1. Burhan Hasani – i burgosur politik
  1. Shabi Avdiu – LPK, UÇK, Zvicër
  1. Mejdi Jahiu- LPK, UÇK, UÇPMB Zvicër
  1. Menderes Zeneli – LPK,UÇK,Përfaqësues politik për PMB
  1. Sadik Zeneli- LPK,UÇK,UÇPMB, Austri
  1. Arben Arifi- UÇK, Kosovë
  1. Reshat Ajvazi- LPK, UÇK, UÇPMB, Antar Shtabi ZOP
  1. Fatmir Arifi- LPK, UÇK, UÇPMB, Antar Shtabi ZOP
  1. Xhemal Zeneli- LPK, UÇK, UÇPMB, Antar Shtabi zëdhënës i ZOP
  1. Xhemal Ajvazi- UÇK, UÇPMB, Invalid lufte
  1. Vasuf Zeneli- UÇK, UÇPMB, Antar Shtabi Brigadës 113
  1. Mitat Ajvazi – UÇK, UÇPMB, Komandant Kompanisë Batalioni I Dytë Bukoc
  1. Elmi Ajvazi- UÇK, UÇPMB, Antar Shtabi Batalioni I Dytë Bukoc
  1. Naser Aliu -UÇK, UÇPMB, Komandant Togu Batalioni i Dytë Bukoc
  1. Jeton Arifi- UÇK, UÇPMB, Antar Shtabi i Brigades 113
  1. Naim Ajvazi- UÇPMB, Përgjegjës i depove në Batalionini i Dytë Bukoc
  1. Refik Ajvazi- UÇPMB, Përgjegjës për furnizim me ushqim Batalioni i Dytë Bukoc
  1. Tomor Misini- UÇPMB, Komandant Skuadre Batalioni I Dytë Bukoc
  1. Shefik Ajvazi- UÇPMB
  1. Malush Misni- UÇPMB
  1. Agron Arifi- UÇPMB
  1. Vllaznim Arifi- UÇPMB
  1. Bashkim Arifi- UÇPM
  1. Vaxhit Aliu- UÇPMB
  1. Suat Zeneli- UÇPMB, ushtar në kompanin e Shoshajës
  1. Nexhat Avdiu – UÇPMB, ushtar në Brigadën 115 « Nijazi Azemi »
  1. Bekim Bajrami – UÇK, UÇPMB
  1. Teuta Bajrami- UÇPMB
  1. Blerim Bajrami- UÇK,

20/21 nëntor 2015 demostratat për Librin e Abetares (Preshevë-Bujanoc) Më 20 nëntor të vitit 2015 demostratat në Luginë të Preshvës të organizuara nga studentët e Preshevës të cilët studiojnë në Kosovë dhe Tiranë të mbështetur nga Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës, me kryetar Fatmir Arifin, zv. Mustafë Shaqiri dhe anëtar i kryesisë Reshat Ajvazi, demostrata u zhvillua për Librin e Abetares pasi regjimi i Beogradit e kishte ndaluar dhe vazhdon ta ndaloj mësimin me Librin Shqip (Abetaren). Mbështetës tjerë kishim edhe nga Kosova (Fetnete Ramosaj, Faton Mehmetaj ) nga Tetova (Albulena Halilit) dhe nga Shqiperia ( Majlinda Hoxha). Organizatorë nga Lugina e Preshevës ishin studentët : Shkodran Ajvazi(Bukoc), Agron Shaqiri (Rahovicë), Premtim Nuhiu (Gosponicë), Blerina Ajvazi (Moderatore e tubimit, Bukoc), Adelina Ajvazi (Bukoc), Florian Nuhiu (Gosponicë), Vllezërit Sokol dhe Labinot Selmani (Llojan) dhe Behar Limani (Lluçan, Bujanoc). Demostratat u organizuan në Preshevë me 20 nëntor dhe në Bujanoc me 21 nëntor. Demostratave iu bashkuan të gjithë shqiptarët që jetojnë në ato treva, në ngritjen e zërit për Librin Shqip, pas këtyre demostratave studentët ende vazhdojnë të ngrisin zërin deri në plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në vitin 2015 organizata më e madhe ndërkombëtare jo-qeveritare në botë për paqe (HWPL- Heavenly Culture, Ëorld Peace and Restoration of Light ) nga Korea e Jugut vie në Kosovë saktësisht në Universitetin e Gjilanit ‘’Kadri Zeka’’, aty u bë promovimi i kësaj organizate, rolin dhe qëllimin e saj. Kjo lëvizje, e cila operon bazuar tek vullnetarë është e shtrirë në më shumë se 130 shtete të botës dhe operon si një organizatë jo fitimprurëse në bashkëpunim me Departamentin e Informacionit Publik në Kombet e Bashkuara. Roli I kësaj organizatë është të vendos paqë ne botë dhe ndalja e luftërave. Nga dhjetori 2015 Blerinë zgjidhet antare e IPYG (grupit internacional të të rinjëve për paqe) nga koordinatorja e kësaj lëvizje nga Korea e Jugut znj. Sophia Kim , duke marrë kështu ftesën për të përfaqësuar Kosovën në Samitin e Paqes 2016. Më 15 shtator 2016 në Seul (Kore Jugore) si përfaqësuese e vetme e të rinjëve të Kosovës merr pjesë në këtë Samit. Atje pritet nga Delegatët e rinj të IPYG, gjatë qëndrimit 3 ditor në Kore, zgjidhet si lidere e të rinjëve kështu duke marrë ftesën përsëri për pjesëmarrje mirëpo kësaj rradhe duke kërkuar që numri i të rinjëve nga Kosova të rritet dhe pranuan që të marrin pjesë 3 të rinjë. Në këtë samit Blerina zgjedh dy studentë të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ , antarë të Parlamentit Studentor dhe organizatës studentore Rinia Studentore «Kadri Zeka» (RSKZ), Dritor Mehmeti dhe Adrian Bajrami. Nisja për në Samitin e Paqes u bë 16 Shtator 2017, aty pritet prapë nga delegues të IPYG si dhe percjellsve që i shoqëronin gjatë tërë qëndrimit në Korene Jugore, saktësisht këtë vit në Incheon, ku qëndrimi zgjati 8 ditë. Kësaj rradhe Blerina do të promovonte Luftën e Kosovës(19998-1999) para tërë pjesmarrësve nga e gjithë bota, përveq prezantimit të saj për luftën, për të treguar Gjenocidin e tmerrshëm të serbëve ndaj Kosovës dërgon edhe librat në gjuhën angleze të autorëve:

F e t n e t e R A M O S A J Kundër Harresës – Against Forgetfulness) dhe

B a r d h y l M A H M UT IT (Mashtrimi i Madh- Blood Lebel), këta libra u jepen si dhuratë Udhëheqësit të HWPL Z. Man Hee Lee dhe lideres së grupit të të rinjëve Rebbeca Kim (IPYG). Këta libra ishin një nga dhuratat më të çmuara që u dërguan atje sepse më së miri tregonin dhe vërtetonin se çfarë kishte ndodhur në Kosovë dhe se çfarë kanë hequr gjithë Shqiptarët ndër vite. Ende vazhdon të jetë pjesë e IPYG dhe do të vazhdoj të përfaqësoj gjithë shqiptarët në mënyrën më të denjë ! …

Në vend të përfundimit – Ky përshkrim modest për Bukocin, do një Falenderim të veçant për të gjithë ata njerzë që janë përfshi në këto ngjarje shumë të bujshme ! Menderes Zeneli, në emër edhe të gjithë të lartë përmendurve të vendlindjesë sonë ,një

F A L Ë N D E R I M të Përzemërt për të gjithë Shokët e veprimarisë Legale ,Ilegale Ushtarake , humaniste. Është krenari për ne , që kemi bashkpunuar me të gjithë këta shokë e miq, të idealit e që kanë pas besim për të ecur bashkë drejt një qëllimi.Ne nuk jemi ndalur ,kur kemi pas qëllim, por nuk kemi harruar për të shkuar bashkë me shokë edhe për këtë shkrim, qëllimmirë e kemi bër bashkë me shokët që na ndihmuan , duke na ofruar Fakte të dorës parë , konsullta, sugjerime e këshilla. Ne i pranuam e i pranojmë edhe në të ardhmen. Nuk janë të gjitha, ka edhe më, po sa për një kujtim , sa nostalgjik,aq përmallor ! Ata,që e shohin ,natyrisht që kanë shije për lexim, mirënjohet dhe lavdatat janë për të gjithë, për ndonjë pasaktësi ose harresë e pa qëllimtë, kritikat i shkojnë Menderesit.Shumë sinqerisht e miqësisht!

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …