Kryetari, Hashim Thaçi, ka mbajtur një fjalim në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në 12-vjetorin e Pavarësisë

Mesazhi i përsëritur i Hashim Thaçit: Drenica është zemra e Kosovës, po PDK-ja është në zemrën e Drenicës

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, një kohë të gjatë edhe kryetar i PDK-së Partisë Demokratike, nga Haga ka dërguar një mesazh aktivistëve dhe zyrtarëve të kësaj partie. Lajmin e bëri të ditur, kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, gjatë një paraqitjeje të tij para të pranishmëve në ndejën e organizuar në këtë komunë, me anëtarë të Partisë Demokratike. Derisa ishim duke ardhur bashkë  me Endritin, pata rast të që përmes telefonit të komunikoj, me kryetarin  Thaçi. Dhe më dha si obligim t’ua përcjell një mesazh”. Ai tha Qëndroni të bashkuar. Nëse ju atje poshtë, jeni të bashkuar, unë sfidën këtu e tejkaloj, pa e ndie hiç. Po kështu edhe Sami Lushtaku,  në reagimin e tij të publikuar bashkë me një video, shihet t’i japë fjalën kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi,  i cili iu drejtohet qytetarëve të Drenicës.  Drenica është zemra e Kosovës, po PDK është në zemrën e Drenicës, në zemrën e Skënderajt e në zemrën e secilit prej jush.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Fried: Uashingtoni ka të drejtë të zemërohet me qeverinë-Kurti, pasi kjo është thyerja më e madhe në raportet e saj me Kosovën

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, thotë se situata e krijuar në veri të …