Mesazhi i Selami Xhavit Hotit, luftëtar i UCK-së, vëlla i dy dëshmorëve të kombit, me rastin e 30 gushtit Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur

Mesazhi i Selami Xhavit Hotit, vëlla i dy dëshmorëve të kombit, me rastin e 30 gushtit Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur

Selami Xhavit Hoti, vëlla i dy dëshmorëve të kombit: Xhemajli dhe Shukri Hoti, babanë e pagjetur, me rastin e 30-të Gushtit-Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, në një shkrim autorial, ka bërë të ditur se në orën 10:00  ka vendosur lule në Kompleksin Memorial në shenjë respekti për ta.

Me këtë  mesazhin e tij ai ka shkruar:

Kaluan 18 vite dhe Krushës së Madhe ende i mungojnë 64 familjarë ndërsa tërë Kosovës edhe 1655! Kjo ditë në vend se ta brejnë ndërgjegjen e politikanëve po kalon vetëm si një ditë e zakontë ndërsa familjet akoma i mban nën ankthin e pritjes se një ditë dikush do të trokas në derë me një thes eshtra nën sqetull!

Andaj, në emër timin dhe tërë fshatit kërkoj që kush di ndonjë gjë për tam të flisni e të na tregoni. Flisni ju që dini, flisni ju që ju ‘shpëtuan me të njohshëm’, tregoni emrat e kriminelëve.

Flisni e mos u frikësoni.

Flisni sepse do t’a lironi veten nga kjo barrë e rëndë që bartni ndër vite.

Flisni që të mos enden kriminelët të lirë, pa u kapur e pa u dënuar.

Flisni të mos trimërohet Beogradi që ende nuk kërkon falje e as nuk pendohet fare për gjenocidin e bërë!

Zgjohu Evropë, Serbia nuk njeh humanizëm!

Pa gjetjen e tyre nuk kemi qetësi!

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …