Mësuesi Beqë Metë Tahiraj fiton çmimin “Shaban Jashari”

Për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka organizuar ceremoninë e ndarjes së çmimit tradicional “Shaban Jashari”, me ç’rast janë ndarë edhe mirënjohje për mësimdhënës të dalluar për secilën komunë.

Çmimin vjetor “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar të vitit, këtë vit e mori Beqë Metë Tahiraj, arsimtar i Matematikës në Shkollën e Mesme Teknike “Tafil Kasumaj” në Deçan.

Ky çmim është ndarë për performancën pozitive të mësimdhënësit model, komunikimit të dalluar me nxënës, prindër dhe rezultate të mira.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, theksoi se mësimdhënësit nuk u dorëzuan asnjëherë dhe janë heronjtë të vërtetë.

Beqë Metë Tahiraj i cili u shpall mësues i vitit tha se ky çmim për të është befasi.

“Ka shumë mësues të mirë në Kosovë. Vet emri Shaban Jashari tregon sakrificën. Sakrificë me shpërnda rreze drite, me shpërnda të nxënësit e dijes”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …