BE-ja

Në Bruksel ka filluar takimi i ministrave të jashtëm të BE-së ku po bisedohet edhe për situatën në Ballkan

Në Bruksel ka nisur takimi i ministrave të jashtëm të BE-së në të cilin, pos temave të tjera, do të diskutohet dhe për situatën e tensionuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Situatën si të tensionuar e ka vlerësuar në prag të fillimit të takimit edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, e cila javën e shkuar kishte vizituar të gjitha shtetet e rajonit në fjalë. Ajo u tha gazetarëve në Bruksel në prag të nisjes së takimit se pret që të konfirmohet përkushtimi i BE-së për perspektivën e integrimeve evropiane të këtij rajoni. “Sapo u ktheva nga vizita në tërë rajonin, Do të raportojë përpara ministrave sot, ndërsa më vonë gjatë javës edhe para kryeministrave të vendeve anëtare. Situata është e tensionuar dhe kjo paraqet sfidë, si të brendshme ashtu edhe rajonale, por edhe globale, bën të ditur Radio-Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …