Agim Shahini

Paga minimale në Kosovë ka mbetur 130 deri 170 euro për moshën, nën dhe mbi 35 vjeç

Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit dhe përfaqësues i bizneseve në këtë Këshill, thotë për Radion Evropa e Lirë se me autoritetet kompetente kanë shqyrtuar mundësinë e rritjes së pagës minimale, e cila është  caktuar me vendim të Qeverisë së Kosovës në vitin 2011 dhe  ka mbetur e pandryshuar që nga ajo kohë. Për gjashtë vite me radhë, paga minimale në Kosovë ka mbetur 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç. Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik, sipas ligjit do të duhej të përcaktojë pagën minimale, sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …