vipa
driloni com
Fillimi / Botimet / Mexhid Yvejsi: Doli nga shtypi libri: “Tarikati Islam-Helveti te shqiptarët”, i autorit, Alban Dobruna
Mexhid Yvejsi: Doli nga shtypi libri: “Tarikati Islam-Helveti te shqiptarët”, i autorit, Alban Dobruna

Mexhid Yvejsi: Doli nga shtypi libri: “Tarikati Islam-Helveti te shqiptarët”, i autorit, Alban Dobruna

Në javën e parë të muajit të fundit, dhjetor, 2017, doli  nga shtypi libri me titull ‘TARIKATI  ISLAM HALVETI TE SHQIPTARËT’  nga dr. Alban Dobruna, botoi INSTITUTI I HISTORISË, Prishtinë, 2017.

Kush është dr.Alban Dobruna?

    Alban Dobruna lindi në Gjakovë më  6.06.1984.

     Në vitin 1998 përfundoi Shkollën Fillore “Mustafa Bakija” në Gjakovë, e po ashtu edhe shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë gjat viteve 1998-2002.

      Në vitin akademik 2002/2003 është regjistruar në Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës. Në këtë fakultet ka diplomuar më 4 korrik 2006, me temën: “Flota detare në Perandorin Osmane në shek. XVI dhe Hajredin Pashë Barbarosa”.

     Në vitin akademik 2007/2008 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, fillon studimet posdiplomike master në periudhën Koha e Re shek. XIX-XX, me temën: “Rendet mistike islame në qytetin e Gjakovës”, të mbrojtur më 21 qershor 2010.

     Në vitin akademik 2010/2011 në Qendrën e Studimeve Albanologjike të Institutit të Historisë në Tiranë, fillon studimet e doktoratës në Departamentin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Konsolidimit të Shtetit Shqiptar, me temë: “Rendi Halveti te shqiptarët gjatë shekullit XX”, të cilën e mbrojti me sukses më 20 tetor 2015.

   Alban Dobruna ka gradën shkencore:  Doktor i shkencave historike, Hulumtues i pavarur.

Ka botuar artikuj dhe studime të ndryshme, si vijon:

  1. “Përhapja e Bektashizmit në qytetin e Gjakovës”, Instituti i Historisë-Prishtinë, Kosova, Nr. 33/34, Prishtinë, 2011.
  2. “Rendet e dervishëve në Rahovec gjatë shekujve XIX-XX”, Instituti Albanologjik-Prishtinë, Gjurmime albanologjike, Nr. 39, 2010, Prishtinë, 2010.
  3. “Struktura fetare në Kosovë gjatë shekullit XIX”, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ,Vjetari, Nr. 43/44, Prishtinë, 2010.
  4. “Rendi shazeli në qytetin e Gjakovës”, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Vjetari, Nr. 45/46, Prishtinë, 2011.
  5. “Beqir Vokshi dhe Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, Instituti i Historisë-Prishtinë, Kosova, Nr. 35/36, Prishtinë, 2012.
  6. “Jehona e Deklaratës së 2 Korrikut dhe e Kushtetutës së Kaçanikut në qytetin e Gjakovës me rrethinë”, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Vjetari, Nr. 47/48, Prishtinë, 2012.
  7. “Rendi Halveti në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, Instituti i Historisë-Prishtinë, Kosova, Nr. 40, Prishtinë, 2015.
  8. “Trajtimi i religjionit nga Hoxhë Kadri Prishtina në revistën “Udha e së Vërtetës”, Instituti për shkencat humane “Ibni Sina”, Hikmet, Prishtinë, Nr. 11, 2015.

   Ka mare pjesë me kumtesa  në KONFERENCA KOMBËTARE E NDËRKOMBËTARE:

  1. Kontributi i femrës shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë, Kumtesë e mbajtur në Shkup me rastin e 98-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 22 dhjetor 2010.
  2. Trajtimi i religjionit nga Hoxhë Kadri Prishtina në revistën “Udha e së Vërtetës”, Kumtesë e mbajtur me rastin e 85-vjetorit të vdekjes së kryetarit të KMKK-Hoxhë Kadri Prishtina, Prishtinë.
  3. Kontributi i Hasan Ef. Nahit në mbrojtjen e Gjimnazit të Gjakovës, Kumtesë e mbajtur me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së Hasan Ef Nahit, Prishtinë.
  4. Trajtimi i Tesawufit nga Ferit Vokopola në revistën “NJERIU”, Kumtesë e mbajtur në Konferencën ndërkombëtare: “Shkencat humane studime kërkimore në spiritualizimin e shkencave humane”, në Universitetin “BEDER” në Tiranë, më 11.05. 2012.
  5. Kontributi i dijetarëve islamë në Lidhjen e Dytë të Prizrenit, Kumtesë e mbajtur në Simpoziumin shkencor: ”Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, Tiranë, më 28-29 shtator 2012.
  6. Kontributi i Shaban Hashanit në historiografinë shqiptare për Ferizajn, Kumtesë e mbajtur në Simpoziumin shkencor: ”Rezistenca e shqiptarëve të Ferizajt kundër pushtimit serb, tetor 1912” në Ferizaj, më 23 tetor 2012.
  7. Rendi halveti në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Kumtesë e mbajtur në Simpoziumin shkencor: “100 vjet Pavarësi” në Tiranë, më 13 nëntor 2012.
  8. Struktura dhe organizimi fetare në qytetin e Shkupit në gjysmën e parë në shekullit XX, Kumtesë e mbajtur në Konferencën e Pestë Vjetore të shkencës “Java e Shkencës 2013” Organizuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Prishtinë, më 14-18 maj 2013.
  9. Çështja e Gjakovës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Kumtesë e mbajtur në Simpoziumin shkencor: “Në kuadër të 100-vjetorit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër” në Tiranë, më 21 qershor 2013.
  10. Kontributi i bektashinjve gjakovarë në çështjen shqiptare midis dy luftërave botërore, Kumtesë e mbajtur në Konferencën ndërkombëtare me temë: “Roli i Bektashizmit midis dy luftërave botërore”, mbajtur në Tetovë, 12 korrik 2013.
  11. Shqiptarët e Gjakovës përballë represionit serbo-malazez në vitin 1913, Kumtesë e mbajtur në Sesionin shkencor me temë: “Masakra e Plavës” mbajtur në Plavë, 29 korrik 2013.
  12. Bektashizmi në veprën e Sami Frashërit, Kumtesë e mbajtur në Konferencën ndërkombëtare me temë: “Në kujtim të Sami Frashërit”, mbajtur në Universitetin Hëna e Plotë “Beder” Tiranë, më 28-29 tetor 2015. 13. Traktati i Lozanës dhe shpërngulja e popullsisë çame, Kumtesë e mbajtur në manifestimin me temë: “Tragjedia Çame”, mbajtur në Prizren më 18 janar 2016.
  13. Aqif Blyta dhe “Xhemjeti”, Kumtesë e mbajtur në manifestimin me temë: ”Aqif Blyta dhe mbrojtja e Pazarit të Ri”, mbajtur në Gjakovë më 6 shkurt 2016.
  14. Dah Polloshka, meritat e tij patriotike, Tryezë përkujtimore, mbajtur në Gjakovë më 27 shkurt 2016.

Dr. Alban Dodruna

Libri me titull ‘TARIKATI  ISLAM HALVETI TE SHQIPTARËT’ është libra i parë i Dr. Alban Dobrunës.

 Libri ka 416 faqe me këtë përmbajtje:

Përmbajtja

Parathënie…………………………………………………………………………………… 9.

KREU I PARË

VENDI I RENDIT HALVETI NË FENË ISLAME………………….21

Disa të dhëna për rendi islam halveti…………………………………………….

Degëzimi i rendit halveti…………. …………………………………………………….

Teqetë (Objekt kulti i rendit halveti)………………………………………………

Arsimimi dhe edukimi në rendin halveti……………………………………………

Gradimi i shehut (Hilafetnamja)… ……… …………………………………………..

 Ngjashmëritë dhe ndryshimet e rendit halveti me rendet e tjera………

Përhapja e rendit halveti në Ballkan………………………………………………..

Përhapja e rendit halveti te shqiptarët…………………………………………….

KREU I DYTË

TEQETË HALVETI NË TREVAT SHQIPTARE …………………69

  1. Shtrirja dhe ndërtimi i teqeve halveti në Shqipëri gjatë periudhës osmane deri në vitin 1912………………………………………………………………………………………………….
  2. Gjendja e teqeve halveti tek shqiptarët nga viti 1912 deri në përfundimin e

Luftës së Dytë Botërore 1945…………………………………………………………………….

  1. Teqetë halveti në trevat shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore…………….

KREU I TRETË …………………………………………………..185

RENDI HALVETI NË LËVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARE NË FORMIMIN DHE KONSOLIDIMIN E SHTETIT SHQIPTAR (1878-1945)

Kleri halveti në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare (1878-1912)…………..

Halvetinjtë përballë vështirsive që solli coptimi i Shqipërisë 1913…….

Halvetinjtë në rrjedhat e konsolidimit të shtetit shqiptar (1920-1930) ..

Përpjekjet për organizmin institucional të rendit halveti…………….

  1. a) Kongresi I Alevian në Shqipëri më 1921………………………………….
  2. b) Kongresi II Alevian në Shqipëri më 1930…………………………………..
  3. c) Kongresi III Alevian në Shqipëri më 1936……………………………………….

 Rendi halveti gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945)………………………………..210

KREU I KATËRT………………………………………………281

RENDI HALVETI NË TREVAT SHQIPTARE PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE 1945-2000

  1. Qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj Rendit Halveti (1944-1967)……..

 Rrethanat e favorshme politiko-shoqërore në Shqipëri gjatë viteve

1990-2000 dhe rindërtimi i teqeve Halveti ………………………

  1. Rendi halveti te shqiptarët në Jugosllavi gjatë viteve 1945 -1966 …

 Ndikimi i rrethanave politike në rendin halveti në vitet 1966-1981…

 Rendi halveti dhe situata në Kosovë (1981-1989) ……………….

 Veprimtaria e rendit halveti në Kosovë në vitet 1989-1999 …

Përfundime……………………………………………………………………………………..323

Conclusions…………………………………………………………………………….329

Fjalorthi……………………………………………………………339

Burime arkivore…………………………………………………345

Literatura…………………………………………………………351

Indeksi i emrave…………………………………………………….399

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Kontrolloni gjithashtu

Ilegali i hapjes së dyerve të lirisë

Ilegali i hapjes së dyerve të lirisë

( Vështrim për librin: Ilegal viteve shtatëdhjetë, i autorit, Gani Sylaj) Veprimtari i palodhshëm i ...