Kryetari i Komitetit për Çështjet e Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë, Michael Roth ka dënuar fuqishëm sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e quajtur “akt terrorist”. Përmes një mesazhi theksoi se metoda e përdorur në sulm ishte në përputhje me terrorizmin në stilin rus. Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Evropës”, tha Roth. Këto sulme duhet të hetohen në thellësi. Nëse Serbia vërtet është pas kësaj, gjë që shpresoj të mos jetë, kjo do të shënonte fundin e negociatave të BE-së me Serbinë”, pohoi deputeti gjerman, Michael Roth.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …