leoni

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Shpërthimet e Albin Kurtit kundër medieve dhe opozitës në konferencë, lanë nën hije shpërthimin, në Ibër Lepenc

Në natën kritike, të sulmit në  infrastrukturën kritike të Kosovës në veri, kryeministri Albin Kurti kishte gjetur kohë për të sulmuar në mënyrë të ulët mediat, analistët dhe opozitën. Shpërthimet” e tij në konferencë, lanë nën hije shpërthimin në Ibër Lepenc. Në kohem kur Kosovës i duhet më se shumti uniteti, kryeministri Albin Kurti përçonte mesazhe përçarëse tek qytetarët e Kosovës. Derisa në konferencën e jashtëzakonshme për media, në mesnatë, ai e njoftonte opinionin publik për sulmin terrorist të Serbisë në kanalin ujor të Ibër Lepencit, shefi i qeverisë nuk hezitoi të shpërthente edhe ndaj mediave, analistëve dhe opozitës. Pa e pyetur askush, gjatë adresimit të tij, Kurti ka akuzuar gazetarët dhe opozitën se po i “gëzohen” shpërthimit në veri.  Ani pse një numër i mediave kishin shkuar ta përcillni konferencën e vonë të tij, ai iu bënte thirrje qytetarëve që të mos i lexojnë disa media. Sulmet e kryeministrit Albin Kurti ndaj mediave dhe opozitës kanë nxitur reagime të shumta në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …