Mijëra francezë po protestojnë kundër reformës së kryetarit Emanuel Macron, lidhur me rritjen e moshës së pensioneve për dy vite

Mijëra francezë vijuan protestat e tyre të dhunshme kundër reformës së presidentit Emanuel Macron, për rritjen e moshës së pensioneve me dy vite, ku nuk munguan as trazirat në godinat më të rëndësishme të vendit. Demonstruesit sulmuan selinë e Lojërave Olimpike të Parisit 2024, ndërsa sindikatat bënë një përpjekje të fundit për të ushtruar presion ndaj ligjvënësve për ndryshimin e vendimit. “Lufta do të vazhdojë”, kështu deklaro kryetari i partisë së majtë, deri sa mori pjesë në demonstratën kundër reformës së pensioneve në Paris. Nga ana tjetër trazirat nuk munguan as në qytete të tjera të Francës, pasi në Nante shpërthyen përplasje midis demonstruesve dhe policisë, teksa mijëra njerëz marshuan për ditën e 14-të kundër reformës së pensioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …