Mijëra qytetarë në Kataloni protestojnë për lirimin e të burgosurve politik

Mijëra katalunjas protestojnë në Barcelonë kundër gjykimit të ish-presidentit, Artur Mas

Qeveria autarkike e Spanjës ka filluar gjykimin kundër ish-kryetarit të Katalunjës, Artur Mas, i cili  akuzohet për përfshirje në referendumin “jo zyrtar” të Krahinës katalunjase  për pavarësi,  në nëntor të vitit 2014.  Artur Mas është paditur për mosbindje serioze civile, pasi votimit që u krye duke sfiduar vendimin e Gjykatës Kushtetuese spanjolle.   Prokurorët kanë kërkuar që ai të skualifikohet nga detyrat publike për 10 vite. Kjo është hera e parë që një udhëheqës i qeverisë katalanase del në gjyq. Mas, i cili qeverisi Katalunjën nga viti 2010 deri në 2016-n, është akuzuar bashkë me dy partnerë të tij, pikërisht ish-zëvendëspresidenten Joana Ortega dhe ish-ministren e Arsimit Irene Rigau.  Gjyqi i tyre po përdoret nga mbështetësit e pavarësisë së Katalunjës për të nxitur kauzën e tyre dhe qeveria aktuale e krahinës është zotuar që të zhvillojë një tjetër referendum në shtator. Ish-presidenti katalanas Mas ka këmbëngulur shpesh se nuk ka asgjë për të kërkuar falje dhe se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa u tregua mjaft sfidues para hyrjes në gjykatë. Në referendumin e 2014-s, më shumë se 80% e votuesve mbështetën pavarësinë, por vetëm 2 nga 5.4 milionë katalanasit me të drejtë vote morën pjesë në të.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Jashari

Edi Rama: Adem Jashari lindi në 28 nëntor, ra për të jetuar gjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në festën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ka ndarë …