lv

Mijëra militantë të Vetëvendosjes, duke shkelur rregullat e Qeverisë lidhur me pandeminë kanë protestuar në Prishtinë

Mijëra militantë të Vetëvendosjes sot në sheshet e kryeqytetit të Kosovës  kanë brohoritur “Zgjedhje po, hajna jo”, “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti”, “Vetëvendosje” dhe “Albin, ti ku je, krejt Kosovën në shesh e ke”. Ky tubim që është quajtur “test protesta numër 2” është thirrur nga Vetëvendosje. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndezur turmën me paraqitjen nga ballkoni i ndërtesës së Qeverisë. Ai i ka përshëndetur protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Protestuesit kanë thirrur vazhdimisht emrin e tij, teksa ai i ka përshëndetur me dorë. Menjëherë pas kësaj, test protesta e organizuar nga VV-ja është shpallur e përfunduar. Gjatë protestës janë thyer të gjitha rregullat që  i ka shpallur vetë Qeveria, e cila në mënyrë selektive, për interesat e mbetjes kundërligjshëm në pushtet,  ka lejuar të shkelen rregullat e pandemisë, por dënon dhe ndëshkon grupet e qytetarëve  pjesëmarrës në varrime, apo  apo në raste të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

James Rubin: Gjykata Speciale është shembulli i drejtësisë ndërkombëtare që ka dalë jashtë kontrollit

James Rubin: “Gjykata Speciale është shembulli i drejtësisë ndërkombëtare që ka dalë jashtë kontrollit”

James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pranoi se në një intervistë në korrik të këtij …