Brickos

Mijëra protestues antiqeveritarë marshuan Beograd, për të tretën javë me radhë

Mijëra protestues marshuan të shtunën në kryeqytetin serb, Beograd, për të tretën javë radhazi kundër asaj që ata e quajnë “shtypje” nga ana e qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiç kundrejt opozitës dhe medieve. Disa thërritën në kor “Vuçiç hajduti” gjatë mitingut më të fundit të atyre që shihen si demonstratat më të fuqishme opozitare që prej pranverës së vitit 2017, kur mijëra të rinj nga Beogradi protestuan për javë të tëra kundër fitores presidenciale të Vuçiçit. “Njerëzit po heshtin për shkak të frikës, për shkak se shprehja e pakënaqësisë është bërë e rrezikshme. Ju mund të humbisni jetën, siç mund të quhet e humbur edhe imja”, tha gazetari Milan Jovanoviç. Shtëpia e tij në Beograd është djegur në fillim të këtij muaji, pas një sulmi me koktej molotovi, që sipas avokatit të tij mbrojtës thuhet të ketë lidhje me punën e tij si gazetar në zbulimin e aferave korruptive. “Por, Serbia është zgjuar nga gjendja letargjike dhe ka vendosur tashmë të mos heshtë më”, tha Jovanoviç përpara nisjes së marshimit të së shtunës. Sipas organizatorëve, në protestën e së shtunës morën pjesë rreth 35 deri në 40 mijë njerëz. Policia nuk dha një shifër të pjesëmarrjes, por sfidoi numrin prej 20 mijë protestuesish të deklaruar nga organizatorët për protestën e së shtunës së kaluar. Vuçiç, një nacionalist i linjës së ashpër i kthyer në proeuropian, akuzohet nga opozita dhe shoqëria civile se ka vendosur një regjim autokratik dhe ka marrë kontrollonin e plotë mbi medien, duke i përdorur ato tashmë për të bërë fushatë kundër kundërshtarëve politikë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …