Mike Pompeo

Mike Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që Greqia të udhëheqë Ballkanin

Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo thotë se SHBA dëshiron që Greqia të udhëheqë Ballkanin. Ai tha për televizionin grek Sky se në një kontekst më të gjerë, SHBA kujdeset që Ballkani të stabilizohet, pasi ky është një rajon me “plot sfida” dhe se ata duan ta shohin Greqinë duke e udhëhequr atë, raporton agjencia e lajmeve ANA. “Ne duam një fillim të ri me kryeministrin e ri Kirijakos Micotakis dhe ekipin e tij që të udhëheqë rajonin përpara dhe krijimin e stabilitetit në të gjithë rajonin,” tha Pompeo.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …