leoni

Milorad Dodik

Milorad Dodik: Kemi miq në botë që do të pengojnë ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare në rast se shkëputemi Bosnja e Hercegovina

Kryetari i entitetit serb të Bosnjës, Milorad Dodik tha se ai ka miq në botë që do të pengojnë ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare në rast se Republika Srpska shpall shkëputjen nga Bosnja dhe Hercegovina. Në një intervistë të tij, Dodik kërcënoi se shkëputja ose shpallja e një Republikës Serbe të pavarur do të pasonte në të njëjtin moment që Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt, do të impononte përfundimisht një ligj që do të zgjidh statusin dhe të drejtën e disponimit të pronës shtetërore. Ai thotë se ka informacione se një vendim i tillë mund të merret në janar dhe ka paralajmëruar se në atë rast Kuvendi i RS-së do të mblidhet menjëherë dhe do të shpallë shkëputjen, raportojnë mediat kroate Ai shpjegoi se kjo do të thotë “pavarësi (nga Bosnja dhe Hercegovina) në çdo gjë”, ku Republika Serbe nuk do të pengojë kalimin nëpër territorin e saj, domethënë të vendosë një kufi “të vështirë” drejt Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, por do ta bëjë këtë nëse e nevojshme. Ne nuk presim që dikush nga Federata e Bosnje dhe Hercegovinës të inkurajohet për të sulmuar Republikën serbe. Dhe në rrethana të tilla, ne do të vlerësojmë se si do të veprojmë. Unë pres që EUFOR të qëndrojë në vijën ndër-entitetesh dhe të parandalojë kontaktet”, tha Milorad Dodik.

Kontrolloni gjithashtu

Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Gjakovë

Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Gjakovë

Sot është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në Gjakovë. Në ceremoninë …