Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, se ka thelluar krizën në dialogun me Serbinë dhe raportet me bashkësinë ndërkombëtare. Për katër vjet nuk ka pasur dialog të vërtetë dhe ka akuzuar Qeverinë Kurti se ka dështuar të integrojë komunitetin serb në veri pa kompromentuar integritetin territorial të Kosovës. Ahmetaj ka theksuar se Qeveria Kurti ka qenë e paaftë të shënojë progres në asnjë fushë dhe se situata në veri është përkeqësuar. Ajo ka akuzuar qeverinë për menaxhim të krizave dhe për dështimin e dialogut, duke e cilësuar atë si “të vdekur” ose në “vdekje klinike. Ajo, ka kritikuar gjithashtu dërguarin e Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, dhe ka shprehur shqetësime mbi të ardhmen e misionit të tij. Ahmetaj ka ndarë dyshime për rolin e mundshëm të Kaja Kallas, shefes së re të politikës së jashtme në BE, dhe për ndikimin e saj në dialogun Kosovë-Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …