Avni Arifi

Avni Arifi kritikon kryetaren Osmani për mos-marrjen e përgjegjësisë në krizat e qeverisjes Kurti

Ish-diplomati,  Avni Arifi ka komentuar deklaratat e presidentes Vjosa Osmani lidhur me Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duke u fokusuar veçanërisht në raportet mes tyre dhe çështjet e nepotizmit e të korrupsionit. Deklaratat e Osmanit ishin të pritura prej kohësh, pasi qytetarët kishin shpresuar që ajo si Presidente dhe “institucionaliste” do të fliste hapur për situatën reale në vend. Sipas Arifit, ajo konfirmoi “katrahurën diplomatike” që ka krijuar Qeveria në raport me vendet aleate, si dhe rreziqet që ajo i ka sjellë Kosovës. Mirëpo jo foli sikur të mos ishte bashkëpërgjegjëse për situatën e krijuar. Ajo u përpoq të distancohej nga përgjegjësitë e Qeverisë, duke mos e mbrojtur atë as në çështjet e korrupsionit dhe nepotizmit, duke e përfshirë rastin e ambasadorit, Martin Berishaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …