Minatorë të ndërmarrjes “Trepça”, sot do t’i kthehen përseri grevës, të cilën e kishin pezulluar tri ditë më parë

Minatorë e ndërmarrjes “Trepça”, sot do t’i kthehen përseri grevës, të cilën e kishin pezulluar tri ditë më parë

Më shumë se 1000 minatorë të ndërmarrjes “Trepça”, sot do t’i kthehen grevës, të cilën e kishin pezulluar tri ditë më parë, me arsyetimin se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e  Zhvillimit Ekonomik nuk u janë përgjigjur kërkesave të tyre, të bëra të ditura që në korrik të vitit të kaluar. Qeveria u kishte premtuar minatorëve se kërkesat do të përmbushen brenda tre muajve. Greva e minatorëve ka filluar në korrik për t’u ndërprerë me një marrëveshje mes Sindikatës dhe MZHE-së, e cila kishte mbetur vetëm në letër. Pikat e parapara në të nuk janë përmbushur nga ana e Qeverisë. Shkaku i saj, rreth 6 muaj pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, minatorët kanë vendosur që të hyjnë sërish në grevë – e ndërprerë gjatë vikendit që lamë pas, për të vazhduar sot.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …