AKR

Ministrat e AKR-së nuk ka të drejtë t’i shkarkojë askush tjetër pos Behxhet Pacollit

Pavarësisht se kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin nga detyra të ministrit të AKR-së, Flamur Sefaj për shkak të aksionit të arrestimit e deportimit të gjashtë gylenistëve nga Turqia që vepronin në Kosovë, AKR-ja ende nuk e ka dhënë vendimin final për këtë kërkesë të kryeministrit. Haradinaj në arsyetimin e tij ka thënë se Sefaj kishte njohuri për zhvillimin e këtij aksioni disa ditë më parë se sa ai të ndodhte, mirëpo për këtë nuk e kishte njoftuar të parin e ekzekutivit. Ndërsa në bazë të marrëveshjes së koalicionit PAN, dihet se ministrat e AKR-së nuk ka të drejt t’i shkarkojë askush tjetër pos Behgjet Pacollit. E derisa krerët e AKR-së po heshtin, anëtarë të kësaj partie po shprehin haptasi kundërshtimet e tyre ndaj largimit të Flamur Sefajt nga ky post. Kryetari i të rinjve në AKR, Zijadin Geci, ka thënë se ose Flamur Sefaj do jetë ministër, ose askush tjetër nga AKR nuk do e zëvendësoj atë. Edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …