Ministri Bajrami: Ministria e Arsimit ka përfunduar një proces dyvjeçar të analizës

Ministri Bajrami: Ministria e Arsimit ka përfunduar një proces dyvjeçar të analizës

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë , Rini dhe Sport, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar. Në takim me ftesë të komisionit, në këtë mbledhje ishte i pranishëm ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, për të raportuar lidhur me kurrikulat dhe tekstet shkollore. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e hartimit të kurrikulave shkollore nga MASHT. Takimin e hapi kryetari i komisionit, Hasani, duke shfaqur kërkesat e disa shkollave,mësuesve dhe  profesorëve, drejtuar këtij komisioni, lidhur me plotësim-ndryshimin e kurrikulave bazë, kornizën e kurrikalave, plotësim- ndryshimin e disa lëndëve, si dhe mungesën e disa orëve mësimore. Po ashtu, si shqetësim e paraqiti, zvogëlimin e orëve nga lënda e historisë dhe gjuhës shqipe, dy komponentët kryesore, siç tha ai, që na ka mbajtur deri me tani si këmbë.   Ministri Bajrami, tha se ky debat po zhvillohet në kohën e duhur, kur, siç tha ai, Ministria ka përfunduar një proces dyvjeçar të analizës. Kurrikula është evropiane, e harmonizuar plotësisht më partnerët evropianë. Në vazhdim, ministri i Arsimit theksoi se se është trasuar rruga e plotë që deri në vitin 2021 të implementohen të gjitha komponentët e reformave të kurrikulave.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …